Humb jetën në lule të rinisë vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo

Humb jetën në lule të rinisë vajza e ish-deputetit, Vangjel Tavo

22:40, 28/11/2023
A+ Aa A-

Humbje e madhe në familjen e ish-deputetit, Vangjel Tavo.

Ish-deputeti ka njoftuar ndarjen nga jeta të vajzës së tij, Eva, nëpërmjet një postimi të ndjerë në rrjetin social, Facebook.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time”, kështu e ka nisur lajmin e hidhur ish-deputeti, i cili thotë se e bija u shua në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur.

Ish-deputeti nuk ka dhënë asnjë detaj për shkakun e vdekjes së papritur të vajzës së tij. Ndërkaq Tavo bën me dije se varrimi do të bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër. Vangjel Tavo“, ka shkruar ish-deputeti në Facebook.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco