Erdhën nga Fushë-Kruja me targa të kopjuara/ Zbulohen detaje nga grabitja në Kamëz

Erdhën nga Fushë-Kruja me targa të kopjuara/ Zbulohen detaje nga grabitja në Kamëz

20:48, 28/11/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e argjendarisë në Kamëz pasditen e sotme.

Një nga autorët sipas dëshmisë së pronares ka pasur dialekt jugor ndërsa të tre grabitësit kanë arritur të marrin rreth 1 kilogram flori nga argjendaria.

Raportohet se targat që janë vendosur në automjetin tip BMË X6, që u përdor për arratisjen e tyre, i përkasin një automjeti tjetër tip Hyundai.

Mësohet se këto targa ishin kopjuar nga autorët dhe ishin vendosur në automjetin që u përdor gjatë grabitjes.

Fillimisht autorët besohet se kanë ardhur nga Fushë Kruja dhe më pas janë larguar në drejtim të Laknasit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco