Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia: Autorët me automatik, ikën me BMW

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia: Autorët me automatik, ikën me BMW

18:21, 28/11/2023
A+ Aa A-

Policia ka dhënë detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur në një argjendari në Kamëz.

Sipas të dhënave të para, autorët dyshohet se kanë pasur një automatik me vete dhe pas grabitjes janë larguar me një makinë BMW.

Policia e Kamzës/ Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën ‘Nënë Tereza’, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip ‘BMË’.

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco