Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

SYRI TV/ Vijon moti me reshje bore e shiu, probleme në Dibër dhe Shkodër

18:03, 28/11/2023
A+ Aa A-

Reshjet e shiut dhe të dëborës vijojnë të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit. Në Dibër dhe në Kukës, ka pasur reshje të dendura shiu, ndërsa në Shkodër dëbora ka shkaktuar bllokime të akseve rrugore Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh. Probleme janë shkaktuar edhe në qarkun e Korçës.

SYRI TV

Vendi vijon të jetë nën pushtetin e kushteve atmosferike të paqëndruesheme. Këtë të martë, në qarkun e Dibrës ka pasur reshje të dendura shiu, duke përfshirë baybpasin e Murrizit dhe Kalanë e Dodës. Reshjet e shiut kanë sjellë shkrirje të dëborës, duke mundësuar gjithashtu largimin e akullit nga rruga. Por, për shkak të motit të përkeqësuar, në zonat e thella malore të këtij qarku nuk ka energji elektrike.

Pas dëborës, edhe në Kukës ka pasur reshje të dendura shiu, të cilat kanë shkaktuar shkarje të inerteve, të cilat kanë ëprfunduar në akset rrugore. probleme raportohen në aksin Kukës-Shishtavec, ku vazhdimisht ka rënie gurësh nga shpatet e maleve në rrugë.

Ndërkohë, në askin rrugor Tamarë-Vermosh dhe Bogë – Theth, këtë të martë ka pasur stuhi të forta ere dhe dëbore, duke shkaktuar herë pas here bllokim të rrugëve. Në terren ndodhen borëpastruese dhe grupe të emergjencave civile, të cilat po punojnë për hapjen e rrugëve.

Në qarkun e Korçës situata nga moti ka qenë e rënduar këtë të martë, për shkak të reshjeve intensive të shiut dhe dëborës në zonat e larta malore. Sipas të dhënave, në Dardhë dëbora ka arritur trashësinë 4 centimetra, ndërsa rruga është hapur nga borëpastrueset. Megjithatë, përsëri rekomandohet që në këtë aks të përdoren gomat e dimrit nga drejtuesit e mjeteve. Ndërkohë, reshje dëbore ka pasur në rrethin e Devollit, ku trashësia ka arritur deri në 3 centimetra.

Akset rrugore në këtë rreth paraqiten të hapura. Në Kolonjë, pë shkak të reshjeve të dendura të shiut, tre banorë të fshatit Prodan rrezikuan të mbyteshin në përroin e fshatit. Automjeti me të cilin ata lëviznin, mbeti në mes të përroit dhe rrezikoi të merrej nga rrjedha e ujit. Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, është bërë e mundur shpëtimi i tre personave që ndodheshin në mjetin tip foristradë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco