Grabitet argjendaria në Kamëz

Grabitet argjendaria në Kamëz

17:48, 28/11/2023
A+ Aa A-

Një argjendari është grabitur mbrëmjen e sotme në Kamëz.

Mësohet se grabitësit kanë arritur të grabisin një sasi floriri ndërsa sipas Komisariatit Numer 5 dyshohet se kanë qenë 3 autorë të cilët kanë arritur të marrin bizhuteritë të cilat kanë qenë në tavolinë.

Gazetarja e SYRI TV, Bleona Sari bën me dije se në vendin e ngjarjes janë forcat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të grabitjes dhe ndalimin e autorëve.

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".

Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. 

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër. 

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda. 

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

Foto nga vendi i ngjarjes:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco