Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Vdekja e Lear Kurtit në Komisariatin 3, Prokuroria pushon hetimet

Vdekja e Lear Kurtit në Komisariatin 3, Prokuroria pushon hetimet

16:48, 28/11/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet për vdekjen e Lear Kurtit në Komisariatin Nr.3 dhe kërkoi në gjykatë pushimin e çështjes, me argumentin se nuk janë gjetur shkelje penale nga efektivët e policisë.

Më herët hetuesit administruan edhe akt-ekspertizën për vdekjen e 32-vjeçarit, e cila përcaktonte se shkaku i vdekjes ishte mbidoza e kokainës, pasi gëlltiti dozat që kishte me vete mbrëmjen e 19 Tetorit 2022.

Për ngjarjen e cila u regjistrua në Komisariatin numër 3, u pezulluan edhe 3 efektivë pasi pati dyshime në atë nëse kishin vepruar në arbitraritet.

Disa muaj pas përcaktimit të shkakut të vdekjes, Prokuroria thotë se edhe në veprimet e tjera të kryera gjatë shoqërimit të të riut, nuk ishin në shkelje të ligjit.

Lear Kurti u ndoq për pak metra nga policia mbrëmjen e 19 Tetorit në zonën e Don Boskos, me argumentin se po kryente lëvizje të dyshimta.

Pas kapjes, ai ka shfaqur problemet e para të shëndetit, i cili u rëndua me dërgimin në Komisariat ku edhe humbi jetën pavarësisht transportimit në spital. /Klan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco