Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Drogë në lavatriçe, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Drogë në lavatriçe, arrestohen dy të rinj shqiptarë

16:35, 28/11/2023
A+ Aa A-

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar në Frosinone, Itali, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre është gjetur një sasi kokaine e fshehur në lavatriçe.

Karabinierierët kanë sekuestruar 37 doza kokainë dhe afërsisht 2000 euro kesh.

Dy shqiptarët 25-vjeçarë të arrestuar, u kapën teksa po tentonin të arratiseshin nga një banesë. Karabinierët e Frosinones, të drejtuar nga toger Massimo Petrosino, të premten e kaluar rreth drekës kryen një kontroll rutinë në një ndërtesë për të verifikuar praninë e personave që i nënshtroheshin ‘arrestit shtëpiak’.

Gjatë shërbimit ata vunë re lëvizje të çuditshme rreth tyre dhe kështu vendosën të zgjerojnë hetimet edhe brenda banesave ngjitur. Papritur, duke trokitur në një shtëpi, ata panë dy persona që iknin nga ballkoni.

Megjithatë, karabinierët e tjerë e vendosur pas shtëpisë dhe arritën të bllokonin menjëherë dy të rinjtë.

Më pas policia ka kryer një kontroll të detajuar në banesën e dy personave. Ata gjetën 37 doza kokaine (për një peshë totale prej afërsisht 15 gram) të fshehura në tabakanë e detergjentit të makinës larëse, si dhe disa qese dhe gërshërë të përdorura për paketimin e dozave individuale.

Me vete të dy personat mbanin të ardhurat e veprimtarisë së trafikut të drogës, të llogaritura në rreth 2000 euro para kesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco