VIDEO/ Shkozet, shpëtohet 30-vjeçari i marrë peng nga banda e 'britanikëve' për borxhet e drogës

13:35, 28/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka arritur të çlirojë nga pengmarrja, një 30-vjeçar që ishte rrëmbyer nga tre persona të tjerë dhe futur me dhunë në makinën e tyre me të cilën po i drejtoheshin Shkozetit. Arsyeja e marrjes peng ishin 6 mijë paund borxh që i rrëmbyeri ia kishte palës tjetër për shkak të pazareve të drogës në Angli.

Në pranga ranë tri persona, Iljaz Kotorja, Geri Cani dhr Jurgen Delia, në kuadrin e operacionit policor "Borxhi".

Në njoftimin e Policisë thuhet:

Shërbimet e Policisë, bazuar në bazuar në inteligjencën policore se tre shtetas kishin marrë peng një shtetas dhe po lëviznin në zonën e plazhit, në drejtim të Shkozetit, me një automjet, kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar.

Nga kontrolli rezultoi se në automjet ndodheshin 4 shtetas, njëri nga të cilët ishte i marrë  peng nga 3 shtetasit e tjerë.  

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi B. H. ishte marrë dhe mbajtur pa dëshirën e tij, në automjetin tip “BMË X5”, nga shtetasit Iljaz Kotorja, 27 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë; Geri Cani, 26 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës dhe Jurgen Delia, 29 vjeç, banues në lagjen nr.14 Shkozet, Durrës. 

Këta tre shtetas po e kërcënonin shtetasin B.H, për t’iu dhënë shumën 6 000 paund, të cilën shtetasi Iljaz Kotorja pretendonte se ia kishte detyrim shtetasi B. H., për një çështje droge në kohën kur të dy këta shtetas kryenin dënimin për narkotikë, në shtetin britanik, në të njëjtën qeli burgu. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Iljaz Kotorja, Geri Cani e Jurgen Delia dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", të kryera në bashkëpunim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco