Prokuroria gjykon se Lear Kurti ka vdekur nga helmimi prej kokainës

Prokuroria gjykon se Lear Kurti ka vdekur nga helmimi prej kokainës

13:18, 28/11/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimin ndaj policëve të Komisariatit nr. 3 të Tiranës pasi dalë në përfundime lidhur me vdekjen e të riut Lear Kurti në rrugën Don Bosco Tiranë një vit më parë, pas arrestimit.Sipas prokurorisë, Leart Kurti ka vdekur nga helmimi akut prej kokainës,

Në dokumentin e Prokurorisë, që pritet të shqyrtohet nga gjykata, thuhet:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka administruar aktin e ekspertimit mjeko-ligjor nr 494/22 datë 14.11.2022, në lidhje me shkaqet e vdekjes së shtetasit Lear Kurti.

Në përgjigje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, përcaktohet diagnoza Anatomo-Patologjike: Mbidozim (helmim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë. Ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë e shprehur e trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent.

Shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike të llojit kokainë, i komplikuar me shok toksik, me mekanizimin e ishemisë akute të miokardit që ka sjellë për pasojë asistolinë kardiake (Ndalim i menjëhershëm i zemrës)”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco