VIDEO/ Digjet banesa pranë Sheshit të Flamurit, SYRI sjell pamjet dramatike

11:44, 28/11/2023
A+ Aa A-

Një banesë pranë ‘Sheshit të Flamurit’ në Vlorë ka marrë flakë.

SYRI TV sjell pamjet dramatike nga momentet kur në banesë ka rënë zjarri. 

Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe banesat e tjera aty pranë.

Ka raportime se zjarri ka rënë fillimisht në një servis aty pranë, ndërsa flakët janë përhapur duke përfshirë banesën.

Servisi i makinave është përfshirë nga flakët pak pas përfundimit të ceremonisë së ngritjes së Flamurit, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Sheshit të Flamurit dhe flakët në servis janë përhapur me shpejtësi për shkak të vajrave dhe lëndëve djegëse që ndodheshin të akumuluara aty.

Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e zjarrit, tymi i të cilit përfshiu zonën, janë ende të paqarta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco