Tentuan të kalojnë lumin me makinë, bllokohen në mes të ujit 4 persona në Prodan, ndërhyjnë zjarrfikësit

Tentuan të kalojnë lumin me makinë, bllokohen në mes të ujit 4 persona në Prodan, ndërhyjnë zjarrfikësit

11:05, 28/11/2023
A+ Aa A-

4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre sot në ujërat e lumit Prodan të cilët kanë dashur të kalojnë këtë lumë me mjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Mjeti me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar seriozisht jetën e 4 banorëve, të cilët u shpëtuan në kohë nga punonjësit e zjarrfikëses.

Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumin  dhe një ndër më të rrezikshmet është pikërisht kalimi mes për mes lumit.

Banorët e kanë ngritur disa herë zërin për të riparuar urën lidhëse midis dy fshatrave por nuk është bërë asgjë.

Në këtë fshat gjatë vjeshtës dhe dimrit ka jo pak përmbytje që rrezikon një fshat të tërë i cili është i ndërtuar buzë lumit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco