Alarm i rremë për bombë në koncertin e Ylli Limanit, këngëtari reagon ashpër

Alarm i rremë për bombë në koncertin e Ylli Limanit, këngëtari reagon ashpër

10:03, 28/11/2023
A+ Aa A-

Këngëtari i njohur kosovar, Ylli Limani, ka anuluar koncertin mbrëmjen e djeshme për shkak të një lajmi që në klub është vendosur një bombë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij të rrjetin social "Instagram", ai ka treguar se klubi është detyruar që t'i nxjerrë jashtë të gjithë pjesëmarrësit si pasojë e një alarmi të rremë, gjë që shkaktoi edhe anulimin e koncertit për festën e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntorin.

"Sonte është festa më e madhe e të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntori. Sot kemi pasur për të festuar bashkë. Pikërisht sot, pas një lajmërimi të rremë për eksploziv, eventi është anuluar! Po ndihem shumë keq për të gjithë ju që keni rezervuar dhe jeni bërë gati për të dalë. E gjithë kjo për shkak të ligësisë si njerëzve që kushedi se si e shikojnë të përfitojnë nga veprime të tjera", ka shkruar këngëtari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco