VIDEO/ Llogaraja mbulohet nga dëbora

VIDEO/ Llogaraja mbulohet nga dëbora

10:16, 27/11/2023
A+ Aa A-

Fshati  turistik i Llogorasë është mbuluar nga dëbora. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe natës ka pasur reshje të dendura dhe në terren kanë dalë borëpastrueset si edhe automjetet që kanë hedhur kripë përgjatë segmentit rrugor.

Rruga nacionale Vlorë-Llogora-Himarë ka qënë e kalueshme këtë mëngjes.

Policia Rrugore dhe ajo e rendit ndodhen në terren për të këshilluar drejtuesit që të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar dhe të bëjnë kujdes, pasi vizitorë të shumtë i janë drejtuar Llogarasë për të kaluar ditët e këtyre festave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco