EMRAT/ Pacienti humbi jetën nga neglizhenca, Prokuroria Fier dërgon në gjyq pesë mjekë

EMRAT/ Pacienti humbi jetën nga neglizhenca, Prokuroria Fier dërgon në gjyq pesë mjekë

10:12, 27/11/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq pesë mjekë të Spitalit Rajonal për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Konkretisht ka dërguar në gjyq mjekët, Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani, Ndriçim Bala, të cilët akuzohen për veprën penale  “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit Bledar Sherifaj, i cili më pas ka ndërruar jetë.

I ndjeri nuk është hospitalizuar dhe s'ka marrë trajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë.

Kjo kohë dhe moskujdesi mjekësor, solli vdekjen e pacientit në ambientet e ambulancës, teksa udhëtonte nga Fieri për të shkuar në spitalin e Vlorës me qëllim marrjen e mjekimit.

“…nga dokumentacioni i administruar në kartelën mjekësore pranë Spitalit Rajonal të Vlorës, rezulton se shtetasi Bledar Sherifaj ka shkuar i vdekur në ambjentet e këtij spitali…”-thuhet në dosjen hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco