EMRI/ 29-vjeçari i zhdukur prej gati një muaj në Greqi gjendet i varur në pemë me duar të lidhura. Dyshimet për...

EMRI/ 29-vjeçari i zhdukur prej gati një muaj në Greqi gjendet i varur në pemë me duar të lidhura. Dyshimet për...

08:56, 27/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri shqiptar është gjetur i varur në pemë. Sipas mediave greke bëhet fjalë për Angjelo Avdiun, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 tetorit.

I riu shqiptar është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë së pushimit të një familje greke, që nuk ndodhej prej muajsh, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.

Trupi i 29-vjeçarit është identifikuar nga nëna e tij, e cila ka njohur rrobat e djalit të saj.

Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.

Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco