Aksident në Fier ku mbetën katër persona të lënduar , Policia jep detaje

Aksident në Fier ku mbetën katër persona të lënduar , Policia jep detaje

09:41, 26/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident u regjistrua mëngjesin e sotëm në Kryqëzimin e Cakranit në Fierit. Policia sqaroi se një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe tre pasagjerët.

“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, sqaron policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco