Shkodër/ Dhunë psikologjike ndaj gruas dhe babait, një në kërkim, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

Shkodër/ Dhunë psikologjike ndaj gruas dhe babait, një në kërkim, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

09:32, 26/11/2023
A+ Aa A-

Një 35 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërsa një 26 vjeçar u procedua në gjendje të lirë pasi ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Njoftimi i policisë Shkodër:

DVP Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. B., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P., 26 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco