Në Korçë nuk ka më reshje dëbore/ Rrugët të kalueshme për në zonat turistike

09:09, 26/11/2023
A+ Aa A-

Sipas njoftimeve të mëngjesit të sotshëm situata në qarkun e Korçës është normalizuar pasi reshjet e dëborës kanë pushuar.

Situata e motit: Të gjitha akset nacionale të hapura. Edhe segmentet drejt Dardhës e Voskopojës. Trashësia në këto fshatra është deri në 7 cm. U punua gjatë natës për hapjen e rrugëve. Prej pasdites se djeshme qarkullimi ka qenë i rënduar për shkak të ardhjes së turistëve drejt Korçës. Problematika nuk ka, as bllokime rrugësh, njofton gazetarja e Syri tv. Temperaturat e ulëta por nuk ka reshje bore aktualisht në qark.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco