Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Grabitja e armatosur në Suharekë, policia kap dy nga autorët

Grabitja e armatosur në Suharekë, policia kap dy nga autorët

08:15, 26/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Kosovës bën me dije se ka vënë në pranga 2 nga autorët e grabitjes së armatosur në Suharek, gjatë së cilës mbeti i plagosur dhe një efektiv, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit.

“Janë arrestuar dy persona. Të njëjtit dyshohet se iu kanë ndihmuar kryerësve të veprës penale. Ata janë arrestuar sot pasdite”, bëri me dije një zyrtare e prokurorisë, e cila nuk dha më shumë detaje, pasi çështja është ende nën hetim.

Të mërkurën në mbrëmje, 4 persona të armatosur dhe maskuar grabitën me dhunë një argjendari në Suharekë, nga e cila morën sende me vlerë që arrinin deri në 250 mijë euro.

Teksa arratiseshin me një makinë grabitësit janë përplasur me policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, dhe me një breshëri automatiku kallashnikov, plagosën një prej efektivëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco