DIBËR/ Temperaturat nën zero, dje u bllokuan rrugët dhe mjetet, ja si paraqitet situata sot

DIBËR/ Temperaturat nën zero, dje u bllokuan rrugët dhe mjetet, ja si paraqitet situata sot

08:08, 26/11/2023
A+ Aa A-

Pas situatës alarmante të mbrëmjes ë djeshme në Qarkun e Dibrës ku u bllokuan rrugë dhe njerëzit mbetën të bllokuar gjithashtu me mjetet e tyre si pasojë e reshjeve të dëborës sot situata duket paksa me e qetë.

Njoftimi

Pas ndërprerjes së reshjeve të dëborës rreth prës 23:30 të natës së mbrëmshme, është bërë ndërhyrja me mjete borë pastruese dhe kriposja në të gjitha akset rrugore kryesore.

Temperaturat kanë zbritur disa gradë nën zero.

Janë zhbllokuar të gjitha mjetet e ngelura në rrugë, ndërsa një pjesë e tyre kanë lënë mjetet dhe kanë shkuar tek të afërmit e tyre në ato zona ku kishin mbetur.

 Aksi Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë-Tiranë është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore,

Aksi Peshkopi-Koben-Vasie-Kukës është i kalueshëm, por duhet të përdoren gomat dimërore dhe zinxhirët në rast vështirësish.

Aksi Peshkopi-Muhurr-Draj Reç është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë.

Të bllokuara disa njësi Administrative, Lurë, Selishtë, Zall Reç, Kala e Dodës dhe Luzni.

Fadromat e Bashkisë Dibër kanë mbajtur nën kontroll gjithë rrugët e qytetit,ndërsa sot do të ndërhyjnë në rrugët e fshatrave.

Si pasojë e thyerjes së pemëve nga pesha e borës janë thyer shtylla dhe janë këputur përcjellësa, pa energji elektrike pjesa më e madhe e njësive administrative, ndërsa në qytet energjia u rikthye rreth orës 20:30. Në terren janë 4 grupe të OSHE.

Bulqizë.

Aksi Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është pjesërisht i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë deri në Ostren, më tej ende nuk është hapur deri në Klenjë dhe Seblevë.

Aksi Qafa e Buallit- Krastë i kalueshëm me zinxhirë.

Pritet që të ndërhyhet për hapjen e rrugëve të njësive administrative nga ana e bashkisë Bulqizë.

Pa energji elektrike e gjithë Bashkia Bulqizë vashkë me njësitë Administrative.

Klos

Rrugët që lidhin Njësitë Administrative Xibër dhe Gurrë  janë të bllokuara, pritet ndërhyrja e fadromave të Bashkisë. Pa energji elektrike tre njësi Administrative.

Mat

Ka pasur reshje bore edhe në qytetin e Burrelit, por pa shkaktuar probleme. Qarkullimi drejt disa njësive administrative me vështirësi, rruga e njësisë Macukull pritet të hapet dot nga Bashkia Mat. Pa energji elektrike disa njësi administrative.

Policia apelon drejtuesit e mjeteve të shmangin lëvizjet e pa nevojshme, të përdorin gomat e dimrit dhe zinxhirët, si dhe të tregojnë kujdes pasi ka ngrica në të gjitha akset rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco