VIDEO/ Borë e dendur në Rrugën e Kombit, ngecin trajlerat, bllokohet një korsi

VIDEO/ Borë e dendur në Rrugën e Kombit, ngecin trajlerat, bllokohet një korsi

13:07, 25/11/2023
A+ Aa A-

Bora e dendur që po bie ka krijuar probleme në qarkullim në Rrugën e Kombit. Një trajler ka ngecur dhe si rrjedhojë është bllokuar njëra korsi lëvizëse në autostradë.

Gazetari i SYRI TV nga Kukësi njoftoi se bora dhe krijimi i shtresës së akullit ka bërë që mjetet e tonazhit të rëndë të lëvizin me vështirësi me 20 km në orë.

Problemet hasen në segmentin Fan-Kolsh, në një gjatësi prej afro 30 kilometrash.

Borëpastrueset vazhdojnë punën në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco