Dallgë dhe erë e fuqishme, Drejtoria Detare ndalon daljen e mjeteve të vogla lundruese

Dallgë dhe erë e fuqishme, Drejtoria Detare ndalon daljen e mjeteve të vogla lundruese

12:22, 25/11/2023
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëroi për një përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike sot dhe nesër, 25-26 nëntor 2023.

Në njoftimin e publikuar të shtunën në mesditë thuhet se “në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit shqiptar gjatë datave 25 – 26 nëntor 2023 duke filluar nga ora 12:00 e datës 25 nëntor në drejtimin veriperëndim deri në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

njoftohen drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë përgjatë bregdetit shqiptar të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe të marrin masa.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 të datës 26 nëntor 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco