Shiste kanabis në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

Shiste kanabis në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 52-vjeçari në Vlorë

10:47, 25/11/2023
A+ Aa A-

Një 52-vjeçar që shiste kanabis në zona të ndryshme të qytetit të Vlorës ka rënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit “Tempulli”.

Blutë bëjnë të ditur se gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë të 52-vjeçarit me inicialet S. H. janë sekuestruar rreth 500 doza kanabisi si dhe një armë gjahu që e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.   

Në lagjen “4 Heronjtë”, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., 52 vjeç, banues në Vlorë, të cilit gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.     

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, janë gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza dhe një armë gjahu që ky shtetas e mbante pa leje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco