Shkodër – 4 persona procedohen në gjendje të lirë, ja për çfarë akuzohen

Shkodër – 4 persona procedohen në gjendje të lirë, ja për çfarë akuzohen

10:46, 25/11/2023
A+ Aa A-

4 persona janë proceduar në gjendje të lirë në Shkodër për vepra të ndryshme penale. Një 44 vjeçar në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka shkuar tek banesa e nënës së tij e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ndërsa një 51 vjeçar është konfliktuar me vëllain e tij. Dy të tjerë kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar te banesa e nënës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 51 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me vëllanë e tij, shtetasin A. L., 33 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. L., 52 vjeç, banues në fshatin Bogë, Malësi e Madhe, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. D., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi shtetasi R. L., 40 vjeç, banues në Pukë, ka kallëzuar se 67-vjeçari ka kryer punime ndërtimi në pronën e tij, pa lejen përkatëse.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco