Lajmi i fundit

ODEON/ "Baladë dritash për Zobrën", Viola Isufaj për enigmën e nje verbi të pazakontë

Greqi/ Humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor, rrëqeth i dashurës 18 vjeçarares shqiptare: Mamaja e saj...

Greqi/ Humbi jetën në një aksident të rëndë rrugor, rrëqeth i dashurës 18 vjeçarares shqiptare: Mamaja e saj...

10:20, 25/11/2023
A+ Aa A-

Zia ka mbuluar familjen e 18 vjeçares shqiptare në Greqi që humbi jetën një aksident të rëndë në autosdratën Athinë-Souni.

18 vjeçarja, humbi jetën pasi makina me të cilën ajo udhëtonte u përplas me një tjetër makinë.

Sa tronditës ishte aksidenti e tregojnë dhe pamje të publikuar nga media helene, Prothema.gr e cila tregon momentet pak pas përplasjes fatale.

Pak pas orës 23:30 me orën lokale mjeti që drejtohej nga 19 vjeçarja (e plagosur) është përplasur me mjetin e cili ishte futur kundravajte dhe për pasojë 19 vjeçarja ka pësuar fraktura të rënda ndërsa 18 vjeçarja shqiptare humbi jetën.

I dashuri i 18 vjeçares ishte personi i fundit që e kontaktoi para aksidentit.

Ai ka folur për median helene për ankthin që po përjeton familja e vajzës.

‘Ne i thamë njëri-tjetrit natën e mirë në orën 23:10. Ajo doli pas punën për shëtitje me kushërirën e saj. Më dërgoi një foto të saj teksa ishte në makinë dhe kaq. I dërgova mesazh dhe rashë në gjumë. Mamaja e saj më telefonoi në mëngjes dhe më tregoi për ngjarjen tragjike. Ajo nuk dinte se çfarë kishte ndodhur’ është shprehur i dashuri i 18 vjeçares, i cili zakonisht ishte ai që e merrte nga puna me makinën e tij.

Nga automjeti i dytë, sipas informacioneve, është nxjerrë e pajetë një 23-vjeçare, por nuk dihet më shumë për identitetin e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco