Transportonin thesin me 7,3 kg kanabis, në pranga 3 të rinj

Transportonin thesin me 7,3 kg kanabis, në pranga 3 të rinj

09:59, 25/11/2023
A+ Aa A-

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Collaboration” janë sekuestruar 7 kilogramë e 300 gramë kanabis dhe janë vënë në pranga 3 të rinj.

Policia njofton se gjatë operacionit në Rrugën e Limuthit në Tiranë janë kapur në flagranë 18-vjeçari me iniciale G.P., 22-vjeçari me iniciale I.K., të dy banues në Vorë dhe 20-vjeçari me iniciale A.K., banues në Dibër për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 3 të rinjtë janë kapur në flagrancë duke transportuar me këmbë, një thes brenda të cilit kishte kanabis me peshë rreth 7 kg e 300 gramë.

Gjatë kontrollit në banesën e 22-vjeçarit banues në Dibër, shërbimet e DVP Dibër, gjetën dhe sekuestruan 1 kg tjetër kanabis. 

Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco