Aksident me vdekje në qytetin e Sarandës, humb jetën 34-vjeçari

Aksident me vdekje në qytetin e Sarandës, humb jetën 34-vjeçari

08:06, 25/11/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë. 34 - vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë. Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të hotel “Panorama”. 

Pas njoftimit nga një qytetar i  rastit ka shkuar ambulanca dhe 34 - vjeçari është  transportuar  në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij. 

Sherbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco