Gjendet një pjesë trupi njeriu e groposur në Konispol

Gjendet një pjesë trupi njeriu e groposur në Konispol

22:55, 14/11/2023
A+ Aa A-

Policia e Sarandës ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në Bashkinë Konispol.

Sipas burimeve për SYRI-n, pranë grupit hetimor, konfirmojnë që pjesa e gjetur është koka e një njeriu. Koka ka ende inde dhe mendohet se ngjarja është e muajve të fundit.

Policia vazhdon intensivisht hetimet, pasi trupi ishte i groposur, por jo i dekompozuar plotësisht.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetime. 

Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që do të vijnë nga Tirana ditën e nesërme.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco