Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Bllokohet trafiku në Tiranë, paralizohet qarkullimi në rrugët kryesore

Bllokohet trafiku në Tiranë, paralizohet qarkullimi në rrugët kryesore

20:15, 14/11/2023
A+ Aa A-

Trafiku i automjeteve në bulevardin "Zogu i Parë", unazën e vogël, dhe bulevardin "Dëshmorët e Kombit" ka shënuar bllokim të automjeteve dhe autobusëve të linjave urbane.

Po ashtu me trafik të bllokuar janë edhe rrëgët "Dëshmorët e 4 Shkurtit" dhe “Myslym Shyri".

Si pasojë, qindra automjete janë detyruar të presin zhbllokimin, pa ditur shkakun.

Më të dëmtuarit nga kjo anomali janë udhëtarët e urbaneve, që përveç pritjeve pa limit u duhet të përballojnë dhe varganin e automjeteve, si dhe një autoambulancë, e cila mbart një pacient.

Ajo që bie në sy është fakti që asnjë polic trafiku nuk duket të jetë në detyrë për të menaxhuar këtë superngarkesë punë prishëse.

Trafiku i rënduar është një problematikë e përhershme në kryeqytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco