SYRI TV/ Kukës, mjerim dhe shpopullim në fshatra, banorët: Të rinjtë po largohen nga vendi

18:01, 12/11/2023
A+ Aa A-

Mungesë investimesh dhe braktisje masive nga të rinjtë, kjo është panorama e zonave rurale në Kukës. banorë të fshatrave të Mamëzit, Surrojt dhe Arrnit, tregojnë se jeta e tyre është vështirësuar tepërmi, ndërsa nga bashkia janë lënë në harresë. Kjo po sjell shpopullim të fshatrave.

Syri tv

Zonat rurale në Bashkinë Kukës vijojnë të ndeshen me problematika të shumta si: infrastrukturës rrugore, problemet e mungesës së energjisë elektrike e deri tek fenomeni i emigrimit të të rinjëve.

Banorët, kryesisht të moshuar në këto fshatra, pohojnë se jetesa është  tashmë një sfidë për ta.

Zona e fshatrave të Mamëzit, Surrojt e Arrnit ndeshet sa herë ka era e shira me mungesë të gjatë të energjisë elektrike, siç edhe pohojnë të moshuarit. Ata bëjnë me dije se orët e natës pa energji elektrike janë më shqetësuese për ta, pasi edhe mosha ndikon.

Ndërtimi i rrugëve në njësitë Administrative është premtim i dhënë edhe nga vet funksionarët shtetërorë, por deri më tani akoma infrastruktura rrugore lë për të dëshiruar.

Fenomeni i largimeve të të rinjve në këto fshatra është mëse i prekshëm. Në lagje e fshatra shikon vetëm të moshuar, sipas tyre mungesa e kushteve të jetesës ka larguar të rinjtë.

Banorët apelojnë për më tepër vëmendje në investimet publike, në rrugë, ujësjellës apo edhe në linjat elektrike për të përmirësuar kushtet e jetesës dhe frenimin e braktisjes së zonave rurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco