SYRI TV/ Braktisi foshnjën e sapolindurn, lirohet nëna lehonë

SYRI TV/ Braktisi foshnjën e sapolindurn, lirohet nëna lehonë

17:54, 12/11/2023
A+ Aa A-

Lirohet nga qelia për të shkuar në arrest shtëpie, nëna lehonë që braktisi foshnjen në një bodrum pallati në Yzberisht, e për pasojë kjo e fundit ndërroi jetë. Para gjykatës 30-vjeçarja Egljanata Isufi deklaroi se ishte braktisur nga i dashuri, dhe veprimet i bëri për shkak të presionit që mund të kishte nga familja. Avokati i saj kërkoi ti bëhej ekspertizë lidhur me gjendjen e shëndetit mendor dhe psikologjik të të resë.

SYRI TV

Gjykata e Tiranës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie për nënën lehonë që braktisi foshnjen e sapo lindur në Tiranë e cila ndërroi jetë vetëm disa orë pas mbërritjes në sipital. 30-vjeçarja Egljanata Isufi foli para gjykatës mbi motivet që e shtynë të ndërmerrte një veprim të tillë, teksa e lindi dhe e braktisi foshnjen e saj në një bodrum pallati në Yzberisht.

 “Punoj në një fabrikë këpucësh. I dashuri quhet Klodi, më ka braktisur dhe nuk është interesuar pasi mbeta shtatzënë. Më zunë dhimbjet dhe shkova te garazhi, nuk e mbaja dot sepse kisha presionin e familjarëve që nuk e pranin pasi isha e pamartuar”.

Ndërkohë e ëma e vajzës është shprehur më herët në deklarimet e saj se nuk e ka kuptuar shtatzaninë e të bijës pasi kjo e fundit thekson ajo, vishej me rroba të gjera. Avokatët e të resë kërkuan në gjykatës që ti bëhej ekspertizë sa i përket shëndetit mendor e cila do të shqyrtohet në një seancë tjetër. Ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje edhe personin për të cilin e reja thotë se është babai i foshnjes i cili nuk prenoi atësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco