SYRI TV/ Ministria e Kulturës harron 'Urën e Zogut': Zvarritet ndërhyrja emergjente në këtë objekt

15:57, 12/11/2023
A+ Aa A-

Mosmbyllja e procedurave te tenderimit ka bërë që ndërhyrja emergjente në Urën e Zogut të mos nisë ende, teksa reshjet intensive të stinës rrezikojnë dëmtimin e mëtejshme të saj. Aktivistet paralajmërojnë kallëzim penal për të gjitha institucionit përgjegjëse, të cilët vijojnë të heshtin për ketë monument mjaft të rëndësishëm të Trashëgimisë Kulturore.

Edhe dimri i 2023 Urën e Zogut mbi Lumin Mat, monument kulture i kategorisë se pare, e gjen të ekspozuar nga rreziku i gërryerjes dhe shembjes.

Mos nisja e zbatimit të projektit emergjent të miratuar nga Qeveria Shqiptare qe ne muajin mars të këtij viti për shpëtimin e këtij monumenti, solli reagimin e aktivisteve të Shoqërisë Civile.

Ata kërkojnë që ndërhyrja të jetë emergjente, pasi ky objekt rrezikon shembjen.

Aktivistet paralajmërojnë kallëzim penal për të gjitha institucionit përgjegjëse, të cilët vijojnë të heshtin për ketë monument mjaft te rëndësishëm të trashëgimisë Kulturore.

Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog në fund të vite 20 të shekullit të kaluar dhe në vitin 1999. Ministria e Kulturës e shpalli zyrtarisht si monument kulture dhe historike, duke e marrë në mbrojtje. Projekti i miratuar nga Qeveria Shqiptare për shpëtimin e këtij monumenti nuk ka nisur ende zbatimin, pasi nuk janë përmbyllur ende procedurat e tenderimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco