EMRI/ Do të transportonte 26 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohet

EMRI/ Do të transportonte 26 emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohet

13:09, 12/11/2023
A+ Aa A-

Një 58-vjeçar Vullnet Koçi përfundoi në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia e Korçës tha se arrestimi i durrsakut erdhi pas një hetimi dy mujor, ndërsa u kap duke transportuar 26 emigrantë.

Njoftimi i policisë:

Operacioni i finalizuar pas hetimeve 2-mujore, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesave, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap duke transportuar me automjet (furgon) kundrejt pagesës, 26 emigrantë, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.

Sekuestrohet furgoni me të cilin po transportoheshin këta shtetas dhe 2 aparate celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë, pas hetimeve 2-mujore të kryera për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Midnight 23’.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi V. K., 58 vjeç, banues në Durrës.

Në aksin rrugor ‘Bilisht-Pogradec’, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin furgon tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin V. K. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u konstatuan 26 emigrantë të paligjshëm, të cilët do të transportoheshin nga ky shtetas kundrejt pagesës, drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco