U la në burg, zbardhet dëshmia e edukatores: Vajzën se kam prekur me dorë

U la në burg, zbardhet dëshmia e edukatores: Vajzën se kam prekur me dorë

12:08, 12/11/2023
A+ Aa A-

Është lënë në burg edukatorja, Majlinda Dehima e cila akuzohet për dhunën dhe dëmtimin e këmbës së një vajze 3 vjeçe në kopshtin privat ‘Stine’ në zonën e Ali Demit.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Tiranës, Dehima e ka mohuar se e ka dhunuar vajzën e mitur, por i vjen keq se e ka kuptuar me vonesë dëmtimin e ndodhur.

‘Nuk e kam prekur me dorë. Jam shumë e prekur me atë që ka ndodhur, nuk e kam kuptuar situatën fillimisht, më vonë e konstatova dëmtimin.

Kërkoj shumë ndjesë familjarëve, jam shumë e prekur, nuk do kisha dashur kurrë një situatë të tillë të kishte ndodhur’, është shprehur edukatorja Majlida Dehima para gjykatës.

Në fund, gjykatësja Migena Laska ka vendosur që ajo të vazhdojë të qëndrojë në qeli, deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga prokuroria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco