VIDEO-SYRI TV-EMRAT/ Kanabis në bidona, 4 të arrestuar në Kavajë, ja çfarë tjetër u gjet

10:43, 12/11/2023
A+ Aa A-

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kavajës në vazhdën e operacionit ‘Tempulli’ për kapjen e personave që shpërndajnë lëndë narkotike.

Në pranga kanë rënë Besnik Dulla, Xhevahir Hoti, Zeqir Krasnaj dhe Flori Gjuzi.

Mësohet se gjatë kontrollit që policia u bëri Besnik Dulla, Xhevahir Hoti dhe Zeqir Krasnaj gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike kanabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit ndaj Flori Gjuzit, gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike.

 

Njoftimi i Policisë së Kavajës:

Goditen 2 raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike kanabis sativa, në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 2 vazo dhe 2 qese me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 655 gramë, dhe një elektroshok.

Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Durrës dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pasi kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për 2 raste të shitjes së lëndës narkotike kanabis sativa, në lokale, në afërsi të shkollave, dhe në lagje të ndryshme të Kavajës, organizuan punën në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’, për arrestimin e shtetasve përgjegjës.

Si rezultat, u kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. D., 31 vjeç, Xh. H., 33 vjeç dhe Z. K., 23 vjeç;

-F. Gj., 21 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin në Durrës, shtetasit B. D., Xh. H. dhe Z. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 vazo me lëndë narkotike kanabis sativa (në formë boçeje) dhe 1 elektroshok, ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit F. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 qese të mbushura me lëndë narkotike kanabis sativa.

Në total, për të dyja rastet u sekuestruan  rreth 655 gramë lëndë narkotike kanabis sativa që posedohej me qëllim shitjen në zona me frekuentim të lartë nga të rinjtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco