DETAJE/ Gjendet e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati në Tiranë

DETAJE/ Gjendet e braktisur foshnja e porsalindur në bodrumin e një pallati në Tiranë

12:54, 08/11/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë. Një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht.

Fatmirësisht foshnja është gjetur e gjallë, ndërsa është transportuar në spital.

Sipas informacioneve, një banor i zonës ka dëgjuar në bodrumin e një pallati të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë, me pas është gjetur foshnja e mbështjellë me disa batanije dhe është transportuar menjëherë në spital. 

Ka pasur disa shqetesime por tani është në gjendje të stabilizuar. ndërkohë që po vijojnë hetimet për të parë se kur është braktisur femija dhe nga kush.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco