VIDEO-SYRI TV/ 3 adoleshentë hiqeshin si vajza, u zhvatën 30 mijë euro burrave në Tiranë

16:19, 11/10/2023
A+ Aa A-

30 mijë euro kanë arritur të grumbullojnë 3 adoleshentë në tiranë përmes një skeme mashtrimi në rrjetet sociale. Ata ekspozonin foto ta vajzave të ndryshme që ofroni shërbime seksuale kundrejt shumave të ndryshme në faqet e tyre në rrjetet sociale, teksa qytetarët rezervonin takimet. Pasi klientët linin në një vend të caktuar paratë, orientoheshin të shkonin tek një apartament. Këtu shkëputeshin edhe komunikimet në rrjetet sociale.

Nga SYRI TV

Sipas hetimeve nga grupi hetimor tre adoleshentë të moshave 16 dhe 17 vjec kishin krijuar këtë skemë mashtrimi operonin prej të paktën 6 muajsh, e dhënë e cila vërtetohet dhe me aktivitetin e llogarive false në Instagram. Adoleshentët përmes skemës së mashtrimit kanë arritur të zhvasin qytetarë të cilëve u premtonin marrëdhënie intime me femra të ndryshme fotot e të cilave i servirnin në këto llogari false.

Me anë të kësaj skeme tre të rinjtë kanë arritur të mashtrojnë më shumë se 150 shtetas, pasi në një nga llogaritë që menaxhonin janë gjetur të bllokuar të paktën 110 qytetarë, të cilët pasi u kishin marrë lekët ishin zhduku pa lënë gjurmë.

Sipas hetimeve grupi hetimor ka arritur të zbardhë se shuma e përftuar arrin në 30 mijë euro. Teksa edhe për marrjen e pagesave të cilat varionin nga 100 euro ora dhe 200 euro nata, adoleshentët kishin menduar edhe një vend të posaçëm për lënien e parave në mënyrë që të kishin akses për ti marrë edhe të largoheshin pa lënë gjurmë.

Nga komunikimet e zbardhura në telefonat celular të sekuestruar nga policia adoleshentët orientonin qytetarët që paratë t’i dërgonin në një apartament dhe ti vendosnin ato në dritare, dhe më pas të ngjiteshin një kat më sipër.

Por pasi i merrnin paratë të rinjtë zhdukeshin teksa qytetarët nuk mundeshin ti identifikonin, pasi herë pas here adoleshentët ndërronin emrat dhe hapnin llogari të reja.

Një skemë e njohur kjo e cila është zbuluar pasi edhe më herët qytetarë të ndryshëm kanë rënë pre e kësaj skeme të cilët tashmë e kanë nuhatur dhe denoncuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco