VIDEO-SYRI TV/ Vrasja e Vajdin Lamajt, maqedonasi ‘rrëzon’ dëshminë e Reçit: Nuk e montova unë minën

15:48, 11/10/2023
A+ Aa A-

Joshko Çervenkovski për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lamaj e Artan Arsit, rikthehet sërish në SPAK për tu marrë në pyetje. Burime bëjnë me dije se ai ka pranuar njohjen me Reçin por i ka kundërshtuar deklarimet e tij, teksa pas dëshmisë, ndryshe nga mbërritja i shoqëruar me polici, është larguar i lirë. Ndërkohë, që pas dëshmisë së Reçit, ndodhen në burg disa persona mes të cilëve Emiljano Shullazi e Viktor Imeri.

Nga SYRI TV

Një ditë pasi u paraqit në seancën ndaj Luftar Reçit, Emijano Shullazit, Viktor Imerit, Indrit Taullait, Lulzim Berishës, Plarent Dervishajt dhe Indrit Rusit, maqedonasi Joshko Çervenkovski rikthehet sërish në SPAK. Burime bëjnë me dije se ndryshe nga sa ka pretenduar bashkëpunëtori i drejtësisë, Luftar Reçi se Çervenkovski ka përgatitur minën që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lamajt e mikut të tij Artan Arasit, ka mohuar përfshirjen, por jo njohjen me Luftar Reçin.

‘Me Luftar Reçin kisha kontakte, përdorja një numër Jugosllav dhe më merrte edhe me telefon fiks. Jam me profesion inxhiner elektrik dhe marr vesh nga pjesët kompjuterike. Luftari më kërkonte shpesh herë që të vija në Shqipëri dhe të montoja pjesët e kompjuterave të lojarëve të fatit. Ai më merrte në kufi dhe më çontë të rregulloja këto kompjutera. Nuk kam montuar unë bomba. Nuk e di se çfarë thotë Luftari por nuk di ta bëj këtë gjë. Nuk kam lidhje’, ka thënë Joshko Çervenkovski, i thirrur si dëshmitarë në këtë proces gjyqësor.

Kujtojmë se thëniet e Reçit për rolin përkatës të secilit në vrasjet e 2005-ës kanë qenë përcaktuese për ngritjen e akuzave ndaj të ashtuquajturës ‘Banda e Durrësit’. Çervenkovski mbërriti në Prokurori i veshur me të shkurtra dhe shapka, teksa u shoqërua me polici në dyert e SPAK por në ikje, u shfaq i vetëm teksa u largua me një automjet me targa maqedonase.

Të martën në procesin gjyqësor në ngarkim të të pandehurve për vrasjen e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe mikut të këtij të fundit Artan Arsit, dëshmitari ‘surprizë’ Joshko Çervenkovski krijoi reagime në sallë duke çuar në shtyrjen e seancës.

Të pandehurit dhe avokatët e tyre kërkuan nxjerrjen e tij nga salla, pasi dëshmia e Çervenkovskit prej vetë avokatëve ishte kërkuar me letërporosi e jo fizikisht, duke ngritur dyshime për mënyrën se si u bë përfshirja e dëshmitarit në proces.

Kjo bëri që seanca të ndërpritej e Çervenkovski të ngjiste shkallët e SPAK ku është marrë në pyetje nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndalimi i tij është bërë rastësisht nga autoritetet doganore shqiptare, pasi nuk I ishte përgjigjur kërkesës së Strukturës së Posaçme për të dhënë deklarime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco