Lajmi i fundit

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia: Autorët me automatik, ikën me BMW

Sulmi i armatosur në manastirin e Banjskës/ Kosova i dorëzon Serbisë trupat e 3 terroristëve

Sulmi i armatosur në manastirin e Banjskës/ Kosova i dorëzon Serbisë trupat e 3 terroristëve

17:43, 30/09/2023
A+ Aa A-

Gjatë ditës së sotme, autoritetet në Kosovë u kanë dorëzuar familjarëve trupat e 3 serbëve të vrarë gjatë sulmit kundër policisë në Banjskë të Zveçanit.

Sipas raportimit të mediave në Kosovë, pas përfundimit të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, trupat e viktimave janë tërhequr nga familjarët e tyre.

Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Sulmi terrorist u dënua fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Ndërkohë që Serbia mohoi të ketë gisht në organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, autoritetet serbe e shpallën të mërkurën zi kombëtare për të nderuar 3 terroristët e vrarë nga policia e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco