Lajmi i fundit

Grabitja e argjendarisë në Kamëz, policia: Autorët me automatik, ikën me BMW

Rrëfehet i penduari i drejtësisë: Fridmani u hoq qafe se kërcënonte, Çajupi për një lidhje intime

Rrëfehet i penduari i drejtësisë: Fridmani u hoq qafe se kërcënonte, Çajupi për një lidhje intime

13:42, 30/09/2023
A+ Aa A-

Zbardhen të tjera dëshmi tronditëse të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili me rrëfimin e tij zbuloi 6 vrasje, që kanë si autorë të dyshuar të krimeve, janë anëtarët e bandës së Laert Haxhisë.

Gazetarja Klodiana Lala e BW ka siguruar  dëshminë e Tafanit, i cili pohoi se Albi Bashaliu është vrarë për motive gjakmarrjeje nga grupi i drejtuar nga Laert Haxhiu, që sipas tij u pagua me 50 mijë euro.

Ndërkohë, vëllai i Albi Bashaliut, Leonard Bashaliu akuzohet për vrasjen e Ylber Xhahysës.

Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, Enriko Xhahysa mori pjesë në krim, por edhe pagoi grupin e Laertit për të vrarë për motive gjakmarrje.

Sakaq, Çajup Selimi është vrarë, sipas të penduarit të drejtësisë pasi kishte një lidhje intime me nënën e njërit prej të akuzuarve si pjesë e grupit të Laert Haxhisë.

Po ashtu mësohet se Fridman Xhaferraj dyshohet se është vrarë sepse kërcënonte grupin e Haxhiut se do t’i denonconte në polici dhe do të tregonte krimet e tyre.

Nga ana tjetër, pjesë e ngjarjeve të zbardhura janë dhe dy vrasje në Greqi, që thuhet se kanë si motiv trafikun e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco