KAFE SHQETO/ Bushkolaj: Policia zgjedh t’i selektojë operacionet, goditen vetëm qytetet e veriut të vendit

11:00, 29/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Elkier Bushkolaj ka deklaruar se kriminaliteti në Shqipëri është i shtrirë njëtrajtësisht, por operacionet shteti zgjedh t’i selektojë në bazë të qyteteve.

I ftuar sot në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Bushkolaj shprehet se Policia i ka dhënë përparësi përkatësisht qyteteve të jugut, dhe operacionet i kanë zhvilluar nga qyteti i Krujës deri në Shkodër.

Sipas Bushkolajt, ndër vite, Policia ka qënë ndër bashkëpunëtorët kryesor në çështjet e krimit dhe kultivimit të kanabisit.

Për fat të keq, kush i ka ndjekur zhvillimet, së paku në dekadën e fundit ajo çfarë ka ndodhur këtu është e rëndë.

Ne thjeshtë po kalojmë nga 'seria në serinë' e vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale, thjeshtë vendoset zona. Nëse dikur kishim Elbasanin, vatrën më të nxehtë kaluan më pas në Shkodër, e më pas në Vlorë, mbyllën hesapet me Durrësin . Kemi nisur me qarkun e Lexhës që aktualisht është ndër zonat më të nxehta në vend, kanë ndikuar shumë faktorë.

Gjithë këtë nivel të lartë të kriminalizimit në Shqipëri unë për hir të së vërtetës e lidh me çështjen e kanabizimit të vendit.  Çështja e kanalizimit nisi në vitin 2013, për të avancuar, SPAK-u në deri në vitin 2018 dhe aty më pas u ringjallën shumë grupe kriminale. Prishja e pazareve të drogës solli shumë vrasje.

Është e faktuar qartë që ndër vite, për fat të keq, Policia ka qënë një nga bashëkpunëtoret kryesore të krimit në çështjet e kultivimit të kanabisit.

Kemi rastin e Vlorës ku i gjithë zinxhiri komandues i asaj drejtorie policie thuajse është shkrirë. Kemi pjesën e ministrit të brendshëm që ishte në periudhën që supozohej se u bë lufta më e madhe kundër kanabisit, që në fund të ditës përfundoi në burg për shpërdorim detyre pavarësisht se shpërdorimi i detyrës kishte të bënte me çështjen e kanalizimit të vendit.

Po ndodh një fenomen i çuditshëm në raport me kanalizimin që ndoshta kemi kaluar pa e vënë re dhe pa e diskutuar shumë.

Janë zhvilluar vitet e fundit shumë operacione por më bën përshtypje, të gjitha operacionet zhvillohen kryesisht nga Kruja deri në Shkodër.

Unë nuk e besoj që Tepelena, Lushnja,  ku ka ndodhur i gjithë ky zinxhir krimesh ose Gjirokastra, Përmeti apo pjesa e lumit të Vlorës, ka kohë që nuk shohim operacione.

Burime konfidenciale, realisht ma kanë pohuar, që kanë një farë selektiviteti me këtë drejtim po për fat të keq edhe në veri të vendit ka patur një farë selektiviteti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco