Lela: SHBA i dha mesazhin Ramës, kryeministri shqiptar nuk u la as të afrohej me Biden

17:53, 23/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatoren, Eneida Ndoci në SYRI TV për të folur për takimet e Ramës në OKB dhe zbrazëtinë që i bëri SHBA-ja ishte shefi i komunikimit me mediat në PD, Alfred Lela.

Lela ka theksuar se SHBA të dënon në këtë formë që sabotoi Ramën pasi nuk i dha asnjë moment hapësire për të bërë foto me presidentin Biden pasi ai është i përmendur në dosjet e drejtësisë amerikane.

"Duket që maxhoranca ka ndjekur linjën e mohimit kjo e vërtetuar edhe në mediat pranë qeverisë. Nuk ka ndodhur që fajtori të pranoi fajin ose të ketë vrasje ndërgjegje ose reflektim mesa duket do të thotë se vazhdon në të njëjtën linjë dhe faktet janë kokëfortë edhe ose nuk ka ndryshuar asgjë te akt padija.

E gjithë linja që opozita ka publikuar u shfaq edhe në atë marrëveshje që McGonigal arriti me drejtësinë amerikane në këtë sens opozita e ka pasur ligjërimin të saktë dhe nuk i është shmangur fakteve të cilat ishin të pashmangshme sepse ndodheshin në një dokument të mirë argumentuar dhe të mirë provuar nga departamenti  i drejtësisë.

Mendoj se janë disa shenja që janë shfaqur prej mujosh dhe ajo që ndodhi në asamblenë e OKB që u zhvillua në Neë York, nëse krahasojmë takimet e Ramës në SHBA ishin një shkretëtirë dhe nuk kishte asnjë takim të nivelit të lartë. Kryeministri i Shqipërisë për shkak që është përmendur në dosjen McGonigal i ka dhënë efektet dhe kështu që mendoj se dëmi politik ka ndodhur tashmë dhe është i qartë, supet e Amerikën i janë kthyer tashmë Ramës. Mënyra se si Amerika të dënon ishte fiks ajo që ndodhi në OKB dhe ajo ndodhi për Ramën ."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco