Greqi- Makthi për 22 vjeçaren shqiptare ka marrë fund falë komshinjve të saj.
Ajo përjetonte çdo ditë skena torturash, pasi bashkëshorti i saj 28-vjeçar po shqiptar e mbante atë dhe fëmijën e tyre të vetëm 2.5-vjeç të mbyllur dhe të izoluar në shtëpi për dy vite të tëra, ndërsa abuzonte çdo ditë me bashkëshorten.
Sipas medias helene TheNewspaper.gr, skenat e tmerrit që ka pësuar vajza janë zbuluar mbrëmjen e së enjtes (21/9), kur fqinjët kanë dëgjuar britmat nga brenda shtëpisë ku 28-vjeçari mbante 22-vjeçaren dhe fëmijën e tyre "të burgosur " .
Kur kanë trokitur me këmbëngulje në derë, 28-vjeçari pasi e ka hapur ka tentuar të arratiset, ndërsa fqinjët kanë mundur ta ndalojnë, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje ku dhe është arrestuar.
Atë natë 28-vjeçari e kishte kishte tentuar ta mbyste bashkëshorten pasi u konstatua se gruaja kishte shenja mbytjeje.
Në deklaratën e saj të mëvonshme në polici, 22-vjeçarja tha se i shoqi e rrihte çdo ditë, ndërsa në dy raste të tjera e kishte lënë në një gjendje shumë më të keqe se ajo në të cilën u gjend mbrëmjen e së enjtes.
Çifti u martua në Shqipëri kur vajza ishte vetëm 18 vjeç, në një martesë të “detyruar” dhe të rregulluar nga familja e saj dhe rreth 1.5 vjet më vonë ata patën një fëmijë së bashku.
Në vitin 2021, 28-vjeçari erdhi në Greqi me gruan dhe fëmijën e tyre në një zonë pak jashtë Volosit , ku punonte si ndërtues.
Siç rezultoi nga hetimet, gjatë “ndalimit” burri nuk e kishte lejuar as fëmijën të shkonte te mjeku dhe as gruaja e tij të mësonte greqisht.
Në pesë muajt e fundit, në fakt, gruaja nuk kishte parë as dritën e diellit, pasi e kishte të ndaluar të dilte edhe në oborrin e shtëpisë.
28-vjeçari e ka kërcënuar vajzën se do të shkonte në Shqipëri për të vrarë prindërit e saj, nëse ajo tregonte se çfarë po kalonte dhe nëse tentonte të largohej.
Pas arrestimit të 28-vjeçarit, gruaja është dërguar me fëmijën, i cili ndodhet në gjendje të mirë, në një zonë të mbrojtur, në mënyrë që të ndodhen jashtë rrezikut.
28-vjeçari do të përballet me ndjekje penale për izolim të zgjatur dhe lëndim trupor, vepër e cila sipas kodit të ri penal grek barazohet me lëndime të rëndë.
© SYRI.net