Policia e Shkodrës ka arritur ta identifikojë vrasësin e të riut Valter Fierza në fshatin e tij Hot i Ri në Shkodër. Ai është fqinji i tij, që tashmë është shpallur në kërkim nga Policia. Dyshohet se vëllai i viktimës dhe autori kanë pasur një debat më parë për parkimin e një makine pranë.
Pak më vonë, Kolë Fierza ka dëgjuar krisma kallashnikovi dhe ka gjetur në rrugë trupin e të vëllait, Valterit dhe ka njoftuar policinë.
Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, vrasja ndodhi mbrëmjen e enjtes. "Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit apo autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes."
© SYRI.net