Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ E vërteta e narko-shtetit të Ramës

Arrestohet autori i vrasjes në Malishevë/ Ky dyshohet të jetë motivi i krimit

Arrestohet autori i vrasjes në Malishevë/ Ky dyshohet të jetë motivi i krimit

12:19, 20/09/2023
A+ Aa A-

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjë të Malishevës, ku një person është gjetur i vdekur, kurse i dyshuari është dorëzuar në polici.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Gjakovë, ku bashkëpunëtori profesional, Hekuran Batusha ka thënë se i dyshuari është ndaluar për 40 orë.

 “Brenda afatit ligjor do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Batusha.

Siç raporton sot televizioni Klan Kosova, dyshohet se motivi që ka çuar deri tek vrasja, është një çështje në lidhje me punën që e kanë bërë viktima dhe dorasi.

Zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar në mëngjes për Paparacin, se informatat për vrasjen i kanë marrë rreth orës 7:15.

Elezaj ka treguar se vrasja ka ndodhur në fshatin Banjë të Malishevës.

Ai ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, kurse i dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco