Kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet një pronar

Kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet një pronar

11:07, 20/09/2023
A+ Aa A-

Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë.

Shpallet në kërkim pronari i një lokali tjetër, pasi ushtronte të njëjtën veprimtari të paligjshme, në lokalin e tij. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen 3 kompjuterë që shërbenin për lojëra fati (slot machine), 1 kompjuter, 1 laptop, 1 tablet dhe 1 aparat celular.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Black Daën”.

Goditen 2 raste të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit, në 2 lokale.

Kishte vënë në dispozicion lokalin e tij, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, vihet në pranga pronari i lokalit. Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë.

Shpallet në kërkim pronari i një lokali tjetër, pasi ushtronte të njëjtën veprimtari të paligjshme, në lokalin e tij. Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër.

Sekuestrohen 3 kompjuterë që shërbenin për lojëra fati (slot machine), 1 kompjuter, 1 laptop, 1 tablet dhe 1 aparat celular.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, pas informacioneve të siguruara se dy shtetas kishin vënë në dispozicion lokalet e tyre, për organizimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Black Daën”, si rezultat i të cilit janë goditur 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

[▪️] Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit A. M., në Rrugën e Durrësit, të cilin ky shtetas e kishte vendosur në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara, u gjetën dhe sekuestruan, pajisje elektronike (një laptop, një tablet), të cilat shërbenin për vënien e basteve sportive dhe shpërndarjen e userave (llogarive) po për vënien e basteve tek persona të tjerë. Gjatë kontrollit të aparateve celulare të shtetasve A. K. dhe L. M., u gjetën të hapura, faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., L. M., të tre banues në Tiranë.

[▪️] Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në rrugën “Nikolla Jorgo”, në pronësi të shtetasit A. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 kompjuterë (slot machine), që shërbenin për lojëra fati. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim shtetasi A. Z. dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin R. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco