Droga 'tollumbace' në lokalet e natës në Tiranë, gazetarja: E kam provuar, kushton 250 lek, mu ça koka!

Droga 'tollumbace' në lokalet e natës në Tiranë, gazetarja: E kam provuar, kushton 250 lek, mu ça koka!

09:56, 20/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në emisionin e mëngjesit ‘GoodMorning Albanians’ në Euronews gazetarja Aida Topalli ndër të tjera ka folur për një lloj lënde narkotike që po qarkullon nëpër lokalet e Tiranës nga të rinjtë.

Bëhet fjalë për një tullumbace me gaz, por nuk dihet ende se çfarë kanë në përmbajtjen e tyre dhe efektet anësore që shkakton tek personat që e përdorin.

Topalli tregoi për emisionin e mëngjesit se e ka provuar drogën tollumbace, që e kishte gjetur për 250 lekë.

Topalli: On line mund të gjenden bombola azoti që shiten në Instagram, mund ta sjellin edhe me postë. E kam provuar shumë pak gjatë kohës që bashkëpunonim me të rinjtë për temën dhe nuk ma ka dhënë efektin se ishte psikologjike se nuk e kam pirë të gjithë tullumbacin, pastaj kam pasur dhimbje të tmerrshme koke, pas gjysmë ore. E konsumova për kuriozitet, për të parë çfarë përfitojnë adoleshentët nga kjo gjë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco