Pas verifikimit të plotësimit të kushteve ligjore të kandidatëve që kanë shprehur interesin për t’u zgjedhur anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokuroria e Përgjithshme ka shpallur zyrtarisht kandidaturat për zgjedhjen e dy prokurorëve nga rradhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe një prokuror nga radhët e prokurorëve të prokurorisë pranë gjykatës të apelit të juridiksionit të përgjithshëm, si më poshtë:
Afërdita Ndoi – Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
Moisi Duda – Prokuroria e Apelit të juridiksionit të përgjithshëm Tiranë
Edina Kurti – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Durrës
Edlira Bako – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Elbasan
Elsa Miha – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Tiranë
Olger Eminaj – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Korçë
Vatë Staka – Prokuroria pranë gjykatës së shkallës së parë Shkodër
Në vijim, bazuar në nenin 111 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Prokurori i Përgjithshëm, jo më vonë se dy muaj para datës së mbarimit të mandatit të anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në detyrë, do të thërras Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve të të gjitha niveleve për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit.
© SYRI.net