Kurbin: Hodhi pistoletën nga makina që t'i shpëtonte policisë, mori në qafë edhe pasagjerët

Kurbin: Hodhi pistoletën nga makina që t'i shpëtonte policisë, mori në qafë edhe pasagjerët

10:09, 16/09/2023
A+ Aa A-

Një i ri nga Mamurrasi, Kristian Marku, u vu në pranga, pasi për të dytën herë u kap me një pistoletë nga Policia dhe për më tepër, në momentin kur i është kërkuar që të ndalë makinën për kontroll, ai ka tentuar ta hedhë armën e mbushur me fishekë nga dritarja.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me forcat Shqiponja që morën pjesë në këtë operacion, e arrestuan 28-vjeçarin me iniciale K.M por nisën edhe procedimin penal në gjendje të lirë për katër pasagjerët që udhëtonin me të për veprën “moskallëzim krimi”.

Policia e Shtetit njoftoi si më poshtë:

"Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas që lëvizte me automjet, posedonte armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Tentativa”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi  K.M., 28 vjec, banues në Mamurras, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”

Në afërsi të fshatit Shëmri, Kurbin, shërbimet e Policisë sinjalizuan për të ndaluar, automjetin që drejtonte shtetasi K. M. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ky shtetas ka hedhur nga dritarja e automjetit, një armë zjarri pistoletë me fishekë në të, të cilën e posedonte pa leje. Shërbimet e Policisë e gjetën armën e zjarrit dhe e sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për 4 pasagjerët në automjetin që drejtonte 28 vjeçari, shtetasit E.R., 40 vjeç, banues   në Mamurras., A.XH., 45 vjeç, banues në Mamurras,  B.M., 56 vjeç, banues në Prishtinë, Z.K., 50 vjeç, banues në Mamurras.

Materialet procedurale iu Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco