Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

Blindohet Gjykata e Vlorës, jepen masat e sigurisë për 12 të arrestuarit e parë të operacionit 'Tempulli'

09:27, 16/09/2023
A+ Aa A-

Blindohet Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Nën masa të rrepta sigurie po mbërrijnë në gjykatë disa prej të arrestuarve nga mega-operacioni antidrogë i disa ditëve më parë. Sot do të jepet një pjesë e vogël e numrit të masave të sigurisë, kurse nesër të tjerat për t’i përmbyllur.

Janë 12 personat e parë nga 87 të arrestuarit, të cilet do të njihen paraditen e së shtunës me masën e tyre të sigurisë.


Policia e Qarkut Vlorë njoftoi se si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli" janë vënë në pranga gjatë gjithë fazave të tij, 87 shtetas.

Gjatë fazës së zhvilluar më 13 shtator janë vënë në pranga për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, 32 shtetas si më poshtë:

A. Sh., 37 vjeç, A. A., 24 vjeç, F. A., 55 vjeç, E. Z., 31 vjeç, B. B., 28 vjeç, B. B., 24 vjeçe, Sh. B., 61 vjeç, G. P., 20 vjeç, I. B., 19 vjeç, A. D., 21 vjeçe, R. H., 30 vjeç, banues në Vlorë, M. L., 27 vjeç, banues në Selenicë, N. S., 34 vjeç, M. V., 34 vjeç, M. B., 21 vjeç, Q. V., 42 vjeç, D. D., 46 vjeç, banues në Vlorë, E. H., 38 vjeç, B. B., 28 vjeç, A. D., 30 vjeç, K. M., 32 vjeç, banues në Vlorë, G. N., 24 vjeç, banues në Vlorë, I. O., 29 vjeç, L. M., 30 vjeç, A. M., 30 vjeç, banues në Vlorë, M. P., 37 vjeç, E. C., 33 vjeç, Sh. H., 32 vjeç, J. Sh., 42 vjeç, banues në Sarandë, F. B., 49 vjeç, banues në Orikum, R. S., 36 vjeç dhe E. K., 43 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë fazave të mëparshme të zhvilluara më herët në kuadër të këtij operacioni, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 55 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, si më poshtë:
B. Sh., 26 vjeç, S. Ll., 20 vjeç, E. M., 36 vjeç, M. M., 22 vjeç, V. X., 28 vjeç, A. H., 35 vjeç, E. I., 32 vjeç, G. K., 41 vjeç,, A. P., 39 vjeç, K. S., 48 vjeç, A. B., 31 vjeç,, A. B., 33 vjeç, D. N., 43 vjeç, T. M., 26 vjeç, A. D., 21 vjeç,, A. B., 22 vjeç,, K. L., 37 vjeç,, M. D., 22 vjeç, S. D., 19 vjeç,, E. M., 36 vjeç,K. Q., 23 vjeç,, B. Sh., 51 vjeç, A. D., 37 vjeç, O. H., 18 vjeç,, G. M., 38 vjeç, R. O., 28 vjeç,, A. B., 34 vjeç, Dh. G., 24 vjeç, M. B., 22 vjeç, E. H., 54 vjeç, A. H., 23 vjeç, E. Gj., 37 vjeç, M. Dh., 41 vjeç, G. B., 28 vjeç, M. Z., 21 vjeç, Z. G., 38 vjeç, S. B., 19 vjeç, K. K., 30 vjeç, N. H, 18 vjeç, S. C., 20 vjeç,, E. H., 35 vjeç, A. Rr., 26 vjeç, N. V., 34 vjeç, P. D., 27 vjeç, E. P., 30 vjeç, Y. I., 32 vjeç, banues në Vlorë, T. G., 29 vjeç.,R. D., 40 vjeç, G. S., 38 vjeç, R. B., 26 vjeç, D. Dh., 25 vjeç, Xh. B., 27 vjeç, S. R., 27 vjeç, R. D., 33 vjeç, E. M., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë gjithë fazave të këtij operacioni janë sekuestruar:

118.02 kg cannabis sativa, 190.7 gramë kokainë, 99.82 gramë Ekstazi, 133.76 gramë MDMA, sasi drogash GAB dhe Poppers, 4 pistoleta, 2 armë sportive, municion luftarak, 35 automjete, targa, 199 celularë, peshore elektronike, 6 armë të ftohta, përforcues grushti, 1 elektroshok, mulli për bluarjen e lëndës narkotike, një uniformë policie, jelek policie, dokument policie, 1 801 000 lekë, 38 845 euro dhe 110 dollarë.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco